Bota

Shkatërrohet grupi i ekstremistëve, do rrëzonin qeverinë dhe merrnin pushtetin, synonin kthimin e Gjermanisë së vitit 1871

Raportet gjermane thonë se grupi i figurave të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarak planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrte pushtetin.

7 Dhjetor 2022, 08:55 Nga F.M
Shkatërrohet grupi i ekstremistëve, do rrëzonin qeverinë dhe
Foto Ilustruese

GJERMANI- 25 persona, pjesë e një grupi ekstremistësh janë vënë në pranga në Gjermani pasi akuzohen se kishin në plan të organizonin një 'grusht shteti'. BBC shkruan se qëllimi i tyre ishte të rrëzonin qeverinë. Grupi ndihmohej edhe nga një grua me shtetësi ruse, Vitaliya B, e cila ka rënë në pranga.  

Raportet gjermane thonë se grupi i figurave të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarak planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrte pushtetin.

Komplotuesit thuhet se përfshijnë anëtarë të lëvizjes ekstremiste Reichsbürger (Qytetarët e Rajhut), e cila ka qenë prej kohësh në vështrimin e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste. Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman. Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë komplotuar për të përmbysur republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së 1871.

"Ne nuk kemi ende një emër për këtë grup,"- tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorit federal.

Mediat e huaja bëjnë me dije, referuar hetimeteve të deritansihme të operaacionit se kreu i këtij grupi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, vetëquhej si princi 'Henrich XIII'.  Sipas prokurorëve federalë, ai është një nga dy drejtuesit e dyshuar në mesin e të arrestuarve në 11 shtete gjermane.

Komplotuesit thuhet se përfshijnë anëtarë të lëvizjes ekstremiste Reichsbürger (Qytetarët e Rajhut), e cila ka qenë prej kohësh në vështrimin e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste. Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman.

Sipas prokurorëve federalë, grupi terrorist ka planifikuar edhe një sulm në Parlament në Bundestag. Ndër të tjera, prokuroria ka deklaruar se Anëtarët e lëvizjes “Qytetarët e Rajhut” dyshohen se bënë përgatitje për të hyrë me forcë në parlamentin gjerman me një grup të vogël të armatosur. Dyshohet se grupi kishte planifikuar, ë sulmonte edhe ndërtesën e Reichstag-ut dhe të rrëzonte qeverinë federale dhe më pas të merrte pushtetin. Sipas mediave të huaja, organizata kishte vendosur gjithashtu se kush do të mbante poste të rëndësishme ministrore në kohën kur ata të 'merrnin pushtetin'. 

Në krye të grupit ishte një qytetar i Rajhut 71- vjeç i cili vetëquhej si princ Heinrich XIII. Në vitin 2019, për shembull, ai u shfaq si folës në Forumin Worldweb në Zvicër, duke shpjeguar se Republika Federale nuk ishte një shtet sovran, por ende kontrollohej nga Aleatët. Në funksion të përpjekjes për të marrë pushtetin, grupi do të kishte krijuar një qeveri hije ku Birgit Malsack-Winkemann, një ish-anëtare e AfD-së, e cila është ndër personat nën hetim, do të ishte emëruar në Ministrinë e Drejtësisë. Gruaja ka punuar si gjyqtare në Berlin që nga largimi i Bundestagut vitin e kaluar./ Dosja.al

ekstremistet ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll