Aktualitet

Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e ish-kreut të SHISH, sa herë kaloi kufirin Bendo dhe me çfarë (Mjetet e ID)

Në dokumente shihet sa herë ish-kreu i SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.

19 Tetor 2022, 20:43 Nga F.M
Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e ish-kreut të
Helidon Bendo

TIRANË- Hakerat iranianë kanë publikuar të tjera materiale! Këtë herë, ata janë futur në arkivën e Shërbimit Informativ Shetëror dhe kanë publikuar të gjitha mjetet e identifikimit të ish-drejtorit Helidon Bendo, një skenar ky i përdorur më herët me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në dokumente shihen të gjitha të dhënat e Bendos, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit. Mirëpo, hakerat nuk janë ndaluar me kaq. Ata kanë publikuar edhe lëvizjet e Bendos nga Shqipëri. Në dokumente shihet sa herë ish-kreu i SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar. Dosja.al ka të gjithë dokumentin me 10 faqe, por nuk e publikon për arsye privatësie. 

Dokumenti është shoqëruar me një mesazh paralajmërues. 

"Për sa kohë që nuk mbani nuk u vini fre aktiviteteve terroriste të MEK-ut dhe për sa kohë që anëtarët e varfër të MEK-ut nuk, sulmet e publikimet tona do të jenë të vazhdueshme. Nëse doni ndonjëherë një Shqipëri të sigurt, jepini fund zonës që strehon anëtarët e MEK në Durrës,"- shkruhet në mesazh. 

Kjo është hera e dytë që hakerat iranianë 'godasin' sot. Në orët e para të mëngjesit u raportua për problematika në sistemin TIMS, njësoj si një natë më parë. Dy ditë më parë, hakerat publikuan numrat e celularëve të qytetarëve shqiptarë. Sulmet nga hakerat kanë nisur prej muajsh.

Më 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Gjatë kësaj kohe, hakerat kanë nxjerrë të dhëna të tjera, lidhur me sistemin MEMEX apo dhe të TIMS, por Policia e Shtetit ka mohuar që databazat e bëra publike të jenë të dhënat zyrtare ku ruhen dosjet e Policisë së Shtetit.

irani sulmon shqiperine helidon bendo

Sondazh

Poll