Tritoli në Tiranë, shpërthimi u rrezikoi jetën dy kalimtarëve, si shpëtuan mrekullisht
TIRANË- Shpërthimi me tritol që tronditi Tiranën një natë më parë u ka rrezikuar jetën dy kalimtarëve. Kamerat e sigurisë kanë treguar se vetëm një minutë para se të shpërthente lënda plasëse që ishte vendosur në derën e një dyqani me produkte kozmetike në Tiranë. Për fat, kalimtarët kanë shpëtuar pa marrë asnjë lëndim.
Pronarja e biznesit është Enisa Pirolli. Ajo ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me njeri e se kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet. Shkak dyshohet të jetë bërë konkurrenca mes bizneseve.

