Aktualitet

Shpërthimi me tritol në ish-Bllok! PAMJET- Policia rrethon zonën pranë biznesit të rrobave

Shpërthimi u dëgjua nga banorët e zonës. 

19 Tetor 2022, 07:19 Nga A.B
Shpërthimi me tritol në ish-Bllok! PAMJET- Policia rrethon zonën
Biznesi

TIRANË- Këto janë pamjet e biznesit në kryeqytet, të cilit iu vendos lënda plasëse pak pas mesnatës. Dyqani i veshjeve pranë sheshit 'ëilson' i është vendosur lënda plasëse tritol. Shpërthimi u dëgjua nga banorët e zonës. 

Dosja.al, e cila raportoi e para për këtë ngjarje, sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku zona është rrethuar nga efektivët e policisë. Lënda plasëse mësohet se është vendosur në derën e biznesit.


Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje, përveç dëmeve materiale.

tritol ne ish-bllok

Sondazh

Poll