Art&Argëtim

FOTO- Martohet 'Mariçui', aktorja meksikane ndan pamjet nga dasma

Aktorja është martuar me një producent.

10 Tetor 2022, 16:36 Nga A.B
FOTO- Martohet 'Mariçui', aktorja meksikane ndan pamjet nga
Maite Perron dhe William Levy

MEKSIKË- Aktorja e njohur nga të gjithë shqiptarët si Mariçui, Maite Perroni është martuar me Andres Tovar. Lajmin e bëri të ditur  aktorja përmes një postimi në “Instagram” me një shkrim emocionues. Në imazhin bardh e zi, shihet çifti, Andres me një kostum të errët, ndërsa Maite duket rrëzëllitëse me fustanin e bardhë.

“Ne e arritëm. Duke hedhur hapat e parë të jetës që duam të ndërtojmë së bashku… të rrethuar nga familja jonë dhe dora e Zotit, sot marrim një bekim. E lumtur që mund të marrim hapa që forcojnë rrugën tonë përmes këtij avioni në të cilin ia dolëm të përputheshim dhe fati na dha”, shkruan Maite.

FOTO- Martohet 'Mariçui', aktorja meksikane ndan pamjet nga

Në një intervistë me revistën People spanjolle, Maite Perroni rrëfeu se ishte shumë e lumtur me Tovarin.

"Zemra ime është më e lumtur se kurrë, duke vlerësuar çdo sekondë dhe duke u ndjerë mirënjohëse dhe me fat që gjeta dashurinë e jetës sime dhe duke shijuar çdo moment me familjen time, të cilët janë thesari im më i madh”, tha ajo.

Andrés Tovar, 39 vjeç, është një producent televiziv me origjinë nga Chiapas, Meksikë. 

maite perroni maricui

Sondazh

Poll