Art&Argëtim

Denoncimi i ish-Miss Universe Albania: Në prapaskena ndodhin gjëra të tmerrshme, eksperienca më e keqe për vajzat

Nuk dihet ende se për çfarë eksperiencash të tmerrshme e ka fjalën Dajçi apo se cili person i atribuohet në të vërtetë kjo akuzë.

7 Tetor 2022, 12:26 Nga F.M
Denoncimi i ish-Miss Universe Albania: Në prapaskena ndodhin gjëra
Ina Dajçi

TIRANË- Ina Dajçi e shpallur “Miss Universe Albania” në gusht të vitit 2021 thotë se eksperienca në këto konkurse është shumë e tmerrshme. Në një rubrikë

"Pyetje & Përgjigje", me ndjekësit në Instagram, Ina Dajçi, është pyetur nëse do tu rikthehej konkurseve të bukurisë. Pa u zgjatur shumë, Dajçi dha një ‘Jo’ të prerë dhe shtpoi se këto konkurse kanë një tmerr për vajzat në shekullin 21.

"Është një vend i tmerrshëm për vajzat në shekullin 21. Duket si shumë qejf. Dhe ndonjëherë është, por vajzave po u ndodhin dëme serioze në prapaskenë!"- tha 27-vjeçarja.

Ina Dajçi është me profesion arkitekte. Nuk dihet ende se për çfarë eksperiencash të tmerrshme e ka fjalën Dajçi apo se cili person i atribuohet në të vërtetë kjo akuzë. Miss Universe Albania është një konkurs kombëtar bukurie në Shqipëri. Konkursi u themelua si Miss Albania në 2002, deri në riemërtimin si Miss Universe Albania në 2006. Që nga viti 2021, fituesit e konkursit kanë konkurruar ndërkombëtarisht në Miss Universe , Miss Earth dhe Miss World. Në vitin 2014 Eduart Deda mori licencën e ekskluzivitetit Miss Universe.

ina dajci miss universe albania

Sondazh

Poll