Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, nuk ka të plagosur. Dy grupe të FNSH kërkojnë autorin

Dy grupe të FNSH-së kanë dalë në terren për kërkimin e personit që qëlloi me armë zjarri. 

17 Shtator 2022, 19:02 Nga F.M
Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, nuk ka të
Foto Ilustruese

MIRDITË- Një person i identifikuar me inicialet K. Gj., ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti me P. P.. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Klos, në njësinë Administrative Fan, rrethi Mirditë. Nga të shtënat raportohet se nuk ka të plagosur.

Personi me inicialet P.P., është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje, ndërsa autori është shpallur në kërkim. Dy grupe të FNSH-së kanë dalë në terren për kërkimin e personit që qëlloi me armë zjarri. 

Njoftimi i policisë: Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë,  dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore  me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

te shtena ne mirdite mirdite

Sondazh

Poll