Aktualitet

DETAJE/ 2.3 ton kokainë nga Peru, detaje nga operacioni, si u arrestua shqiptari në Amerikën e Jugut

Me ta u arrestua peruani Luis Alberto Narbasya Huayanay, të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.

5 Shtator 2022, 18:44 Nga I.A
DETAJE/ 2.3 ton kokainë nga Peru, detaje nga operacioni, si u arrestua
Pasquale Bifulco dhe Kadri Gjoci

PERU- Detaje të reja kanë dalë nga kokaina e kapur ditën e sotme teksa do transportohej në Gjermani. Narcodiario shkruan se agjentët e Drejtorisë Kundër Drogës të Policisë Peruane, në koordinim me zyrën e DEA-s së Shteteve të Bashkuara në Lima, Policinë Federale Gjermane të Hetimit Kriminal dhe Guardia di Finanza , kryen një operacion të njëkohshëm në Hamburg (Gjermani) dhe rrethe të ndryshme të Lima dhe Ucayali, në Peru, arritën të çmontojnë një organizatë kriminale ndërkombëtare të dedikuar për prodhimin, ruajtjen dhe transportin e drogës dhe kapin rreth 2.3 ton kokainë që kishte mbërritur tashmë në Evropë.

Si rezultat i këtyre operacioneve policore, u kryen kontrolle në nëntë prona në Peru. Gjithashtu, u sekuestruan armë zjarri dhe automjete dhe u arrestuan katër persona, mes tyre një shtetas italian Pasquale Bifulco dhe një shqiptar Kadri Gjoci me banim në Amerikën e Jugut. Paralelisht dhe pas kryerjes së teknikave speciale të hetimit, në Hamburg-Gjermani u sekuestruan më shumë se 2300 pako me alkaloid kokaine, të cilat do të lidheshin me ndërhyrjen e fundit në Máncora-Piura (Peru).

Operacioni i policisë shërben për të çmontuar një rrjet shumë aktiv të dërgimit të kokainës direkt nga vendi i Andeve në Evropë, me shqiptarët dhe vetë 'Ndrangheta' e Kalabrisë në qendër të çështjes.

pasquale bifulco kadri gjoci

Sondazh

Poll