Aktualitet

Vodhi ndihmat e qytetarëve në Bashki, Fraholli rezulton kandidat për kryetar në Komunë

Ai ka qenë kandidat për kryetar në Komunën Cerravë si dhe ka punuar tek Ujësjellës Kanalizime në Pogradec.

28 Gusht 2022, 13:57 Nga A.B
Vodhi ndihmat e qytetarëve në Bashki, Fraholli rezulton kandidat
Reshit Fraholli

POGRADEC- Personi në foto është Reshit Fraholli, një nga punonjësit e bashkisë Pogradec që vodhi ndihmat e qytetarëve në Pogradec së bashku me 3 kolegët e tij. Ai ka qenë kandidat për kryetar në Komunën Cerravë si dhe ka punuar tek Ujësjellës Kanalizime në Pogradec.

Të katërt, me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie. Personat e arrestuar do të hetohen për veprën penale "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën", kryer në bashkëpunim. 

reshit fraholli vjedhje ne bashkine pogradec

Sondazh

Poll