Aktualitet

MISTERI/ Aksidentohet mjeti VIP në Kashar, lëvizte familjen e zyrtarit të lartë, Policia "qep" gojën

Dosja.al kontaktoi dhe me zyrën e shtypit të Policisë së Shtetit, por deri në momentin e botimit të këtij artikulli, nuk mori asnjë përgjigje.

28 Gusht 2022, 11:13 Nga F.M
MISTERI/ Aksidentohet mjeti VIP në Kashar, lëvizte familjen e zyrtarit
Foto ilustruese

TIRANË- Një automjet VIP është aksidentuar në dalje të Tiranës, në Kashar, por ngjarja ka kaluar pa u raportuar pasi të gjithë kanë mbyllur sytë. Ishte gazetarja Klodiana Lala, ajo që një natë më parë vendosi të hapte një QUIZ në Facebook, duke dhënë kështu sinjalin për mjetin e aksidentuar.

“Quiz Cila eshte makina VIP qe eshte perplasur te Mbikalimi i Kasharit dhe te gjithe kane mbyllur syte?”- shkruante Lala.

MISTERI/ Aksidentohet mjeti VIP në Kashar, lëvizte familjen e zyrtarit

Dosja.al ka mësuar se mjeti në fjalë i përket një zyrtari me rëndësi në qeverinë shqiptare. Makina e aksidentuar ishte caktuar për të lëvizur familjen e tij, por që fatkeqësisht janë aksidentuar mëngjesin e pak ditëve më parë në Kashar.

Dosja.al kontaktoi dhe me zyrën e shtypit të Policisë së Shtetit, por deri në momentin e botimit të këtij artikulli, nuk mori asnjë përgjigje.

PSH ka vendosur ta lërë ‘mister’ këtë ngjarje, por kush udhëtonte në mjetin e Ministrisë? Cili ishte shkaku i aksidentit? Përse po mbahet e fshehtë ngjarja? Çfarë ka që nuk shkon?

klodiana lala aksidentohet makina vip ne kashar policia e shtetit

Sondazh

Poll