Aktualitet

"E bëra për vetëmbrojtje", plagosi me armë 23-vjeçarin, lihet në burg autori dhe shoku që e strehoi pas krimit! (DËSHMIA)

Gjithashtu para gjyqit ka dalë edhe Fatmir Gega, i cili e ndihmoi Ostrenin të strehohej gjatë arratisë, ndërsa pritet masa e sigurisë

28 Gusht 2022, 11:23 Nga e.k
"E bëra për vetëmbrojtje", plagosi me armë
Autori i shoqëruar nga Policia

TIRANË- Albert Ostreni, 49-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri 23-vjeçarin Renaldo Mejdani pak ditë më parë në Tiranë, ka dalë sot para gjykatës.

Togat e zeza vendosën masën e arrestit me burg për Ostreni si dhe për shokun e tij Fatmir Gegta i cili e ndihmoi të srehohet gjatë arratisë.

Para trupit Gjykues 49-vjeçari është shprehur se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi 23-vjeçari e kishte goditur me grusht. Ostreni ka thënë gjithashtu se e njihte të riun që të vogël, pasi janë fqinj.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konlfikti të çastit, pasi personat e përfshirë kanë qenë duke luajtur me letra në shtëpinë e autorit, ku ka dy kamera sigurie që filmuan pamjet, por u morën nga vëllai i autorit dhe u fshehën. Në banesën e autorit policia gjeti edhe rreth 50 fishekë 9mm dhe 10 gr lënde narkotike kokainë.

albert ostreni

Sondazh

Poll