Aktualitet

VIDEO/ Aksident i rëndë tek Liqeni, mjeti hipën në trotuar e merr përpara 10 kalimtarë, dy rëndë

Një automjet i tipit Peugeot ka hipur mbi trotuar duke goditur rreth 10 kalimtarë.

15 Gusht 2022, 20:38 Nga F.M
VIDEO/ Aksident i rëndë tek Liqeni, mjeti hipën në trotuar e
Aksidenti tek Liqeni

TIRANË- Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Dëshmitarë të ngjarjes kanë raportuar për JOQ se një automjet i tipit Peugeot ka hipur mbi trotuar duke goditur rreth 10 kalimtarë. Për pasojë, të paktën dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Dëshmitarët thonë se skena ishte tepër e rëndë pasi kudo kishte gjak. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.

 

policia e tiranes

Sondazh

Poll