Aktualitet

48-vjeçari u shkuli flamurin, biznesmeni turk: Idiot, ai s’është normal nga trutë, por ne jemi vëllezër

Arslan tha se nuk dëshironte kurrsesi të përgjithësonte të gjithë shqiptarët me veprimin e një njeriu.

15 Gusht 2022, 20:11 Nga F.M
48-vjeçari u shkuli flamurin, biznesmeni turk: Idiot, ai
Sezayir Arslan

TIRANË- Sezayir Arslan, një sipërmarrës turk tha se ai dhe turqit e tjerë ndihen të fyer nga veprimi i 48-vjeçarit në plazhin e Gjirit të Lalëzit i cili hoqi me forcë dhe hodhi në det flamurin turk. Në një intervistë për Euronews Albania, Arslan tha se nuk dëshironte kurrsesi të përgjithësonte të gjithë shqiptarët me veprimin e një njeriu, që sipas tij nuk është normal.

“U mërzita jashtë mase shumë, sepse të gjithë janë besnik të flamurit të vet, ne nuk e lëmë në tokë që ta hedhim në det. Po për një idiot, që nuk është normal në trutë s’mund të bëjmë faj shtetin apo gjithë shqiptarët. Ai kush e di çfarë ka kaluar që e ka bëtë atë veprim. Nëse një turk do të ishte në atë plazh dhe do e shihet, s’do ta linim ta arrestonte policia. Mund të prisja për grekët, italianët, por jo për turqit. S’ka arsye pse para 500 vjetësh na kanë pushtuar, tani jemi vëllezër, investojmë shumë. I them bravo shtetit që e ka arrestuar, që ta dijë vendin e vet”, tha sipërmarrësi turk.

Një ditë më parë policia arrestoi një 48-vjeçar në Gjirin e Lalëzit. Ai hoqi me forcë flamurin turk nga një kullë vrojtimi e më pas e hodhi në det. Ai akuzohet për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Pas tij të njëjtin veprim e kreu dhe një tjetër qytetar, por policia nuk njoftoi për arrestimin e qytetarit të dytë.

sezayir arslan

Sondazh

Poll