Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali, karabinierët ndërhynë në momentin që shkëmbente ‘mallin’

Ndërsa, ‘klienti’ është shpallur në kërkim. Nuk dihet nëse ai gjithashtu ishte shqiptar.

15 Gusht 2022, 17:51 Nga F.M
Arrestohet shqiptari në Itali, karabinierët ndërhynë në
Karabinierët

ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi akuzohet për trafik droge. Mësohet se shqiptari, me banim në provincën e Riminit, është arrestuar në Misano teksa i jepte ‘mall’ një klientit të tij.

Në momentin që ai po merrte paratë, karabienierët ndërhynë dhe e vunë në pranga shqiptarin. Ndërsa, ‘klienti’ është shpallur në kërkim. Nuk dihet nëse ai gjithashtu ishte shqiptar.

Shqiptarit të arrestuar, pas kontrollit, iu gjetën 3 gram kokainë, të ndarë në doza, së bashku me 1150 euro cash, të cilësuara si të ardhura nga tregtia e drogës.

arrestohet shqiptari ne itali shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll