Bota

Sulmet në Gaza, 9 persona të vrarë, Palestina: Do marrim hak

Ai ishte një komandant në Brigadën Quds, krahu i armatosur i Xhihadit Islamik, tha grupi, dhe një anëtar i Këshillit të tij Ushtarak.

5 Gusht 2022, 18:50 Nga I.A

Sulmet në Gaza, 9 persona të vrarë, Palestina: Do marrim hak

GAZA- Ushtria izraelite nisi sulme vdekjeprurëse kundër atyre që i përshkroi si objektiva të Xhihadit Islamik në Gaza të premten, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten midis Izraelit dhe grupeve militante palestineze. CNN shkruan se Xhihadi Islamik tha në një deklaratë se një nga udhëheqësit e tij të lartë, Tayseer Al Jabari, ishte vrarë në një sulm izraelit. Ai ishte një komandant në Brigadën Quds, krahu i armatosur i Xhihadit Islamik, tha grupi, dhe një anëtar i Këshillit të tij Ushtarak.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se të paktën nëntë persona u vranë, duke përfshirë një vajzë pesëvjeçare dhe 55 të tjerë u plagosën.  Një deklaratë e ushtrisë izraelite tha se operacioni ushtarak, të cilin e quajti 'Gimi i Agimit', kishte në shënjestër Xhihadin Islamik, më i vogli nga dy grupet kryesore militante në Gaza. Një "situatë e veçantë" është shpallur në zonat përreth Gazës, në pritje të sulmeve të mundshme me raketa ose sulmeve të tjera hakmarrëse.

Xhihadi Islamik është zotuar të përgjigjet.

“Të gjitha opsionet janë të hapura, me të gjitha mjetet që ka rezistenca palestineze, qoftë në Gaza apo jashtë saj. Fusha e betejës është e hapur... Rezistenca do të përgjigjet me gjithë forcën. Ne nuk do të themi se si, por është e pashmangshme," tha zëdhënësi Daoud Shehab.

tayseer al jabari izraeli sulmon gazen daoud shehab

Sondazh

Poll