Aktualitet

EMRI/ Nëna bashkë me fëmijën e porsalindur hidhet nga kati i dytë në maternitetin e Sarandës

Mësohet se një nënë bashkë me fëmijen e saj të porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit. 

2 Korrik 2022, 22:33 Nga I.A
 
EMRI/ Nëna bashkë me fëmijën e porsalindur hidhet nga kati i
Materniteti i Sarandes

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maternitetin e Sarandës. Mësohet se një nënë bashkë me fëmijen e saj të porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit. 

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në kushte depresioni, ndërkohë që nëna është 35-vjeçarja Mandolina Jashari nga Durrësi. Fatmirësisht lartësia nuk ka qenë e madhe dhe se si nëna si i porsalinduri janë dëguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje

materniteti i sarandes mandolina jashari

Sondazh

Poll