Aktualitet

FOTO/ Zhduket i moshuari nga Divjaka, familjarët lënë numrat e telefonit

Mësohet se 83-vjeçari me emrin Prokop Prifti është larguar nga banesa tri ditë më parë dhe nuk është kthyer më.

7 Qershor 2022, 23:26 Nga I.A
FOTO/ Zhduket i moshuari nga Divjaka, familjarët lënë numrat e
Prokop Prifti

DIVJAKË- Një i moshuar është zhdukur tri ditë më parë në Divjakë. Mësohet se 83-vjeçari me emrin Prokop Prifti është larguar nga banesa tri ditë më parë dhe nuk është kthyer më.

Familjarët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen, ndërkohë që kanë deklaruar se nuk e kanë iden se ku mund të ketë shkuar. Ata kanë vënë në dispoziion dhe numrat e telefonit për këdo që mund të ketë informacion: +355 69 683 9011; +355 68 367 7348.

Sondazh

Poll