Aktualitet

Prag-tragjedia në Zvërnec, turisti: Kishim fëmijë, udhëtuam nga Sllovenia

Me bindje, ai thotë se skafi s’ksihte asnjë defect në jaht.

7 Qershor 2022, 09:32 Nga DOSJA
Prag-tragjedia në Zvërnec, turisti: Kishim fëmijë,
Turisti italian

VLORË- Turisti italian, i cili ndodhej në skafin që u aksidentua në Vlorë ka rrëfyer frikën që ka përjetuar në brigjet e Jonit. Pasi u shpëtua nga policia, ai thotë se janë nisur nga Sllovenia, kanë udhëtuar në të gjithë Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë e më pas kanë mbërritur në Shqipëri ku dhe ka ndodhur aksidenti. Me bindje, ai thotë se skafi s’ksihte asnjë defect në jaht.

“Skafi nuk kishte asgjë. U nisëm nga Sllovenia. Udhëtuam në gjithë Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe nuk patëm asnjë problem. Pastaj në orën 04:30 të mëngjesit ndodhi incidenti në brigjet e Shqipërisë. Shkëmbinjtë duhen sinjalizuar, për fat të keq nuk ishin sinjalizuar dhe u goditëm. Por për fat të mirë nuk vdiqëm, vdiq varka. Ishim 4 persona, përfshirë një fëmijë,”- tha turisti italian.

Incidenti ndodhi reth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit. Skafi u përplas me një shkëmb nënujor.

Sondazh

Poll