Aktualitet

Mbytja e skafit në Zvërnec, policia: Mes turistëve dhe një i mitur, janë në gjendje të mirë

Shkak i aksidentit është bërë përplasja e skafit me një shkëmb nënujor. 

7 Qershor 2022, 09:23 Nga DOSJA
Mbytja e skafit në Zvërnec, policia: Mes turistëve dhe një i
Policia

VLORË- Ky është momenti me foto kur shpëtohen turistët italianë në Zvërnes. Policia ka bërë të ditur se skafi me të cilin udhëtonin turistët italianë u fundos. Mes tyre kishte edhe të mitur. Shkak i aksidentit është bërë përplasja e skafit me një shkëmb nënujor. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë Kufitare u vijnë në ndihmë 4 turistëve italianë, të dëmtuar gjatë një udhëtimi me skaf. Më datë 07.06.2022, rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtues shtetasin G. V., 61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali. Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të Policisë Kufitare dhe GDF është bërë e mundur nxjerrja e 4 shtetasve italianë në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Poll