Aktualitet

Qeveria kërkoi avionin Canadair 'CL 415' për zjarrin në Sazan, Greqia na vjen në ndihmë

Greqia ka sjellë një avion tip Canadair CL 415 për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajri

7 Qershor 2022, 08:39 Nga A.B

Qeveria kërkoi avionin Canadair 'CL 415' për zjarrin në

TIRANË- Greqia na ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Greqia ka sjellë një avion tip Canadair CL 415 për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajri. Sipas ministrit, ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri por puna e forcave në terren mbetet thelbësore.

POSTIMI I PELESHIT:

Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Eskpertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm.

Për këtë qëllim një avion tip Canadair CL 415 që vjen nga Greqia aktivizohet sot, herët në mëngjes për shuarjen nga ajri të zjarrit në ishullin e Sazanit. Avioni Canadair CL 415 do të hyje në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordination Centre (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë

Avioni Canadair CL-415 është projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri, por ai mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti.

Prej katër ditësh, ishulli i Sazanit është në betejë me flakët dhe tashmë qeveria shqiptare, në vështirësi për të shuar zjarrin me mjete rrethanore ka vendosur që të ndërhyjë nga ajri.

Sondazh

Poll