Aktualitet

Avioni për Sazanin, mediat greke: U përgjigjëm sapo na e kërkuan, s’është hera e parë

Në artikull nënvizohet se Greqia nuk është hera e e parë që ndihmon vendin tonë në raste të tilla

7 Qershor 2022, 09:21 Nga F.M
Avioni për Sazanin, mediat greke: U përgjigjëm sapo na e
Avioni

GREQI- Mediat greke shkruajnë për ndihmën që vendi fqinj solli në Shqipëri oër të shuar zjarrin e aktivizuar në ishullin e Sazanit prej tre ditësh. Zougla.gr shkruan se avioni Canadair është dërguar në Shqipëri pas kërkesës që autoritetet e vendit tonë kanë bërë dhe me ndërmjetësimin e Evropës. Në artikull nënvizohet se Greqia nuk është hera e e parë që ndihmon vendin tonë në raste të tilla, duke kujtuar kështu zjarret e përmbytjet në vitin 2017 si dhe tërmetin tragjik të vitit 2019.

“Greqia ka dërguar një avion Canadair në Shqipëri, pas një kërkese të autoriteteve shqiptare për të ofruar ndihmë në përballjen e zjarrit të madh në pyje që ka shpërthyer në vendin fqinj.

Njoftimi i Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile:

Vendi ynë iu përgjigj menjëherë kërkesës së autoriteteve shqiptare, nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, për ndihmë, pasi një zjarr i madh është aktivizuar në ishullin e Sazanit. Që në momentin e parë të aktivizimit të kërkesës, me urdhër të Ministrit të Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis, Greqia vendosi në dispozicion të Mekanizmit një  avion Canadair  CL – 415, i cili tashmë është nisur drejt Shqipërisë. Vihet re se vendi ynë ka asistuar shumë herë Shqipërinë fqinje, si për përballimin e zjarreve në pyje duke dërguar mjete ajrore (2017), ashtu edhe në rastet e përmbytjeve (2017) dhe tërmeteve (2019),"- shkruhet në artikull.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Greqia ka sjellë një avion tip Canadair CL 415 për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajri. Sipas ministrit, ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri por puna e forcave në terren mbetet thelbësore.

Sondazh

Poll