Politike

E zgjodhi për President, por Begaj s'e di! Rama: Do e marr në telefon, e takoj nesër

Kreu i qeverisë shtoi më tej se do ta telefonojë Begajn për t’i dhënë lajmin dhe se nesër do të zhvillojë një takim me të.

3 Qershor 2022, 19:21 Nga DOSJA
E zgjodhi për President, por Begaj s'e di! Rama: Do e marr në
Edi Rama

TIRANË- Bajram Begaj është propozuar si kandidat i Partisë Socialiste për të zëvendësuar Ilir Metën në postin e Kreut të Shtetit, por ende nuk është në dijeni. Në një prononcim për mediat, kryeministri Edi Rama tha se ai vetë nuk ka qenë një nga propozuesit e Begajt, por që kanë qenë socialistët e tjerë ata që e kanë hedhur këtë emër mbi tavolinë. Kreu i qeverisë shtoi më tej se do ta telefonojë Begajn për t’i dhënë lajmin dhe se nesër do të zhvillojë një takim me të.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Keni qenë ju një ndër propozuesit për zotin Bega

Edi Rama: Jo, nuk kam qenë, më vjen mirë që diskutimi i sotëm ishte një diskutim tërësisht i hapur, me një frymë positive dhe sens përgjegjësie, kemi nevojë për këtë në mbledhjen tona të brendshme, më vjen mirë që të gjithë anëtarët e kryesisë, por pozitivsht.

Pyetje: E ka marrë vesh nga televizori?

Edi Rama: Do ta telefonoj dhe nesër do zhvilloj takim me të.

(F.m/dosja.al) 

Sondazh

Poll