Politike

PD pa përfaqësues në PPE, Bardhi: Berisha po na izolon, s’vjen asnjë ftesë

Sipas tij, këtë gjë nuk e meriton asnjë demokrat.

30 Maj 2022, 19:44 Nga DOSJA
PD pa përfaqësues në PPE, Bardhi: Berisha po na izolon,
Gazment Bardhi

TIRANË- Mospërfaqësimi i Partisë Demokratike në Kongresin për të zgjedhur presidentin e Partisë Popullorë Evropiane, sipas deputetit të PD-së, Gazment Bardhi është përgjegjësi e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Berisha po izolon PD-në e se që pas kthimit të tij në krye të selisë blu, anëtarët e kësaj partie nuk po marrin asnjë ftesë. Sipas tij, këtë gjë nuk e meriton asnjë demokrat.

“Diskutimi për pezullimin e PD nga EPP është një lajm i keq për demokratët, fatkeqësisht i paralajmëruar. SB po e izolon PD për shkak të izolimit të tij. Pushtimi i PD nga SB ka sjell mungesën e ftesave për PD në kongresin e EPP. Kjo është e pamerituar për mijëra demokratëve,”- shkruan Bardhi.

Partia Popullore Europiane nuk ka ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në kongresin që po zhvilliohet në Roterdam. Kongresi po zhvillohet për të zgjedhur Presidentin e PPE-së, por sipas dokumentit të siguruar nga Dosja.al, shihet se PD-ja është e vetmja pa asnjë delegat. Ndërkohë që nga partitë e vendeve të tjera kanë nga 4 ose më shumë delegatë. 

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll