Aktualitet

Skandal në QSUT/ 'Ngrijnë' analizat, SMS për mjekët: Mos referoni asgjë, mbaruan fondet e koncensionarit

Po ashtu në mesazh nxirret në pah edhe një tjetër skandal, pasi shkruhet se mjekët që kërkojnë me insistim që të kryhen analizat e pacientëve në gjendje të rëndë kanë bezdisur koncesionarin, e se duhet tu tërhiqet vëmendja.

30 Maj 2022, 19:22 Nga DOSJA
Skandal në QSUT/ 'Ngrijnë' analizat, SMS për
QSUT

TIRANË- Të sëmurëve rëndë në QSUT nuk u kryhen më analiza edhe pse mund të jenë në rrezik për jetën. Dosja.al  ka publikuar mesazhin përmes të cilit Qendra Spitalore Universitare Tereza ka njoftuar mjekët që të reduktojnë analizat pasi fondi është drejt fundit.

Situata është bërë akoma edhe më alarmante pasi mëngjesin e sotëm, mjekëve u është dërguar një tjetër mesazh ku u është komunikuar se buxheti tek koncesionari është ezauruar në masën 100 % e nuk mund të kryhet asnjë analizë. Në mesazhin dërguar mjekëve theksohet se mund të bëhen veç analizat e raportuara me Kod të Kuq dhe asnjë analizë tjetër.

Po ashtu në mesazh nxirret në pah edhe një tjetër skandal, pasi shkruhet se mjekët që kërkojnë me insistim që të kryhen analizat e pacientëve në gjendje të rëndë kanë bezdisur koncesionarin, e se duhet tu tërhiqet vëmendja. Mjekëve specializantë u ndalohet rreptësisht që të kërkojnë të kryhen analiza.

Mesazhi i parë: Ju njoftoj se buxheti i laboratorit për muajin maj është ezauruar në masën 91%. Në këto kushte do të vijojmë vetëm me rastet urgjente duke filluar që sot deri në datën 1 qershor.

Mesazhi i dytë: Përshëndetje të gjithëve! Po ju njoftoj se është ezauruar 100% e buxhetit të laboratorit. Si rrjedhojë deri të martën mund të mbulohen vetëm 5% e volumit të urgjencave. Ju lutem njoftoni stafet mjekësore dhe specializantët që deri në datën 1 qershor do të referohen vetëm urgjencat me kod të kuq. Ju lutem sigurohuni që i gjithë stafi ta marrë njoftimin sepse gjatë gjithë funjdavës kanë vijuar dhe rutinën dhe disa nga specializantët kanë bërë debat me koncensionarin!!! Ndërkohë specializantët nuk duhet të referojnë fare asnjë test! Lutem në vëmendjen tuaj!!!

(f.mdosja.al)

Sondazh

Poll