Bota

Vrasja në Ferizaj/ Motivi, kryeprokurori: Nuk dihen

Kryeprokurori ka thënë se nuk dihen ende motivi i konfliktit të dy të rinjve ndërkohë që dëshmitarët nuk janë janë marrë në pyetje akoma. 

28 Maj 2022, 11:37 Nga DOSJA
Vrasja në Ferizaj/ Motivi, kryeprokurori: Nuk dihen
Qëndrim Januzi

KOSOVË- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka reaguar për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. I dyshuar për vrasjen është Qëndrim Januzi vëllai i reperit Buta.

Kryeprokurori ka thënë se nuk dihen ende motivi i konfliktit të dy të rinjve ndërkohë që dëshmitarët nuk janë janë marrë në pyetje akoma. 

 “Jo, ende nuk dihet motivi i vrasjes, për shkak se dëshmitarët që kanë qenë me viktimën ende nuk janë intervistuar. Një ka qenë, në bazë të video-incizimeve shihet vetëm një person. Edhe ndaj zyrtarit policor kanë filluar hetimet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës”, ka thënë Jashari për Express.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll