Sport

Dembele gjithnjë e më larg Barcelonës, sulmuesi me parametra zero, PSG në ‘pole’

Sipas mediave spanjolle, ish-lojtari i Borussia Dortmund do të largohet 95% dhe mund të transferohet në Paris, ku e pret sheiku Nasser Al-Khelaifi

25 Maj 2022, 07:08 Nga DOSJA
Dembele gjithnjë e më larg Barcelonës, sulmuesi me parametra

SPANJE - Në Barcelonë ata tani kanë humbur shpresat: Ousmane Dembélé nuk do të veshë më fanellën ‘blaugrana’ sezonin e ardhshëm. Pavarësisht përfundimit të shkëlqyer të sezonit dhe besimit të Xavi, shanset që anësori francez të rinovojë kontratën janë shumë të ulëta. 

Sipas mediave spanjolle, ish-lojtari i Borussia Dortmund do të largohet 95% dhe mund të transferohet në Paris, ku e pret sheiku Nasser Al-Khelaifi i Paris Saint-Germain. 

Në javën e ardhshme do të ketë takimin përfundimtar dhe vendimtar mes agjentit të lojtarit Moussa Sissoko dhe drejtuesve të Barcelonës. Gjithçka duket se pas pesë vitesh, aventura e sulmuesit francez në Katalonjë ka përfunduar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll