Sport

Presidenti Zhang ‘bekon’ Inzaghin: “Ne do të vazhdojmë me të". Interi projekton sezonin

Numri një i zikaltërve, pas takimit me drejtuesit e lartë, ka folur për trajnerin, për konkurrencën, qëndrueshmërinë ekonomike, që do të jenë edhe shtyllat e sezonit të ardhshëm

25 Maj 2022, 07:12 Nga DOSJA
Presidenti Zhang ‘bekon’ Inzaghin: “Ne do të

ITALI - "Ne sigurisht do të vazhdojmë me Inzaghin, unë shoh përfshirjen e tij të madhe në botën e zikaltërve. Ai ka mbështetjen e të gjithëve. Me të ka një qetësi të madhe në mjedis." 

Këto janë fjalët e Steven Zhang, pas takimit të drejtuesve të Interit për të planifikuar sezonin e ardhshëm. Pas një finaleje të hidhur, projekti i Interit rifillon për t'u matur në çdo kompeticion:  “Qëllimi është të qëndrojmë konkurrues dhe të luftojmë për trofetë më të rëndësishëm, duke synuar më të mirën, duke u përpjekur për të bërë edhe më mirë këtë sezon”.

Megjithatë, do të jetë një verë e gjatë për protagonistët e takimit të së martës: presidenti Zhang, Marotta, Ausilio, Inzaghi dhe Baccin, të cilët vendosën piketat për sezonin e ardhshëm. Numri një i klubit zikaltër, në fund siguroi: “Sa për sezonin e ardhshëm, ne duhet të jemi  më konkurrues se më parë. Synimi është gjithmonë të përmirësojmë veten, rezultatet sportive, që janë objektivi kryesor i klubit. Gjithçka tjetër vjen si pasojë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll