Aktualitet

Mund të kthehet në të penduar, Xhixha: Dumani kishte prokurorë të SPAK që e mbështesnin

Gazetarja Klodiana Lala për Balkan Web ka deklaruar se Xhixha ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën, ndërsa ka deklaruar se mund të bëhet i penduar dhe të rrëfejë lidhjet e grupeve kriminale me politikën.

21 Maj 2022, 20:47 Nga DOSJA
Mund të kthehet në të penduar, Xhixha: Dumani kishte
SPAK

TIRANË- Besjan Xhixha ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar. Gazetarja Klodiana Lala për Balkan Web ka deklaruar se Xhixha ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën, ndërsa ka deklaruar se mund të bëhet i penduar dhe të rrëfejë lidhjet e grupeve kriminale me politikën.

Xhixha tha se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

“Di çdo gjë për Nuredinin edhe për të rregulluar dhëmbët e kam shoqëruar. Ju them vendet shkoni dhe i verifikoni. Kishte prokuror në SPAK që e mbështesnin”, ka thënë më tej ai.

E gjithë dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me operacionin “Plumbi i Artë” me dy të penduarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj është zbardhur nga Dosja.al. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll