Aktualitet

Lihet në burg ish-shefi i krimeve, avokati i Palushit: Familjes së tij i rrezikohet jeta

Avokati i tij ka kërkuar që të merret në mbrojtje familja e policit pasi ndihet e rrezikuar.

21 Maj 2022, 13:16 Nga DOSJA

Lihet në burg ish-shefi i krimeve, avokati i Palushit: Familjes së tij

TIRANË- Efektivi i policisë Leonard Palushi, shefi i sektorit të vrasjeve në qarkun e Lezhës është lënë ditën e sotme në masën 'arrest me burg' nga GJKKO. Gjatë seancës, ai ka mohuar të ketë lidhje me akuzat për të cilat u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

“Kam bërë vetëm detyrën, ndoshta kam bërë më shumë se duhet” mësohet të ketë thënë ai para gjyqtarit në seancën e sotme për vlerësimin e masës së sigurisë.

Avokati i tij ka kërkuar që të merret në mbrojtje familja e policit pasi ndihet e rrezikuar.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll