Rrëfimi i Dumanit zbulon SEKRETIN, atentatet tashmë urdhërohen përmes Matrix
‘Kurorën’ deri para një viti e mbante ‘Encrochat’ me të cilin komunikonin kartelet e klanet mafioze në të gjithë botën, por gjërat ndryshojnë.
TIRANË- Komunikimi mes anëtarëve të grupeve kriminale nuk bëhet më përmes aplikacioneve që keni dëgjuar. Nuredin Dumani, në rrëfimin e tij përmes të cilit ka zbardhur mbi dhjetë ngjarje kriminale ka zbuluar se fliste përmes një server që mban emrin “Matrix”. Ky aplikacion siç duket ka më shumë siguri se të tjerët që kemi dëgjuar të përdoret deri më tani.
‘Kurorën’ deri para një viti e mbante ‘Encrochat’ me të cilin komunikonin kartelet e klanet mafioze në të gjithë botën, por gjërat ndryshojnë. Për ta konkretizuar më shumë ju sjellim një pjesë të dëshmisë së Dumanit, përmes të cilës rrëfen atentatin që iu bë biznesmenit Lulzim Masha.
“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eleminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Ëilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho,”- thotë Dumani ndër të tjera.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Dumani: Bujar Çelën e vrava me Divën e Xhixhën, përdora armën që më dhuroi vetë Talo
Bujar Çela dhe Nuredin Dumani TIRANË- Bujar Çela do të ishte vrarë me armën që kishte blerë vëllai i tij,...
Sondazhi/ Sa të hapur janë shqiptarët ndaj komunitetit LGBT+
Sondazhi TIRANË- Më pak se një në pesë shqiptarë (16.4%) ka pasur marrëdhënie shoqërore apo profesionale me nj...
DOSJA-E PLOTË/ 32 emrat dhe akuzat që rëndojnë mbi ta, 14 shijojnë ende lirinë
SPAK TIRANË- Dosja.al ka siguruar pjesë nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua...
Sondazhi/ Sa i njohin shqiptarët minoritetet?
Sondazhi TIRANË- Mes minoriteteve kombëtare, shqiptarët kanë pasur më shumë të bëjnë me romët (73%) ...
200 mijë euro për kokën e Sanxhaktarit? Çapja i dërgon SMS gazetarit: S’e njoh Dumanin
Spartak Koka TIRANË- Gazetari Spartak Koka ka lexuar një mesazh që sipas tij i është dërguar nga Florenc Çapja. Ky i f...
Krimet dhe Gjuha e Urrejtjes, platforma që do të prenzantohet për qytetarët
Foto Ilustruese TIRANË- Një platformë për Raportimet e krimeve dhe Përdorimit të Gjuhës së Urrejtjes do të b&e...
Hoxha: Bosët e krimit në Shqipëri kanë informator në polici dhe prokurori
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se disa nga bosët e krimit ndodhen në Shqipëri dhe kanë paguar informator n&eum...
Artan Hoxha: Ruani pamjet e Talo Çelës se nuk besoj se do e shohim më
Spartak Koka dhe Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha aludon se i shumëkërkuari Talo Çela mund të jetë vrarë...
Cilin minoritet pranojnë më shumë shqiptarët?
Sondazhi TIRANË- Pjesa më e madhe e shqiptarëve njohin si minoritet kombëtar romët (98.2%), egjiptianët (92%), grekët (8...
Zbulohet krahu i djathtë i Nuredin Dumanit, 30 vjeç, e ndiqte që në fillimet e tij
Asllan Plaku TIRANË- Nuk është Henrik Hoxhaj! Nuredin Dumani kishte një tjetër aleat me të cilin ka kryer një sër&...


