Aktualitet

Zbulohet krahu i djathtë i Nuredin Dumanit, 30 vjeç, e ndiqte që në fillimet e tij

Plaku ka qenë ‘ortak’ me Dumanin që në fillimet e tij, në kohën kur i penduari i drejtësisë merrej me prostitucion.

19 Maj 2022, 21:56 Nga DOSJA
Zbulohet krahu i djathtë i Nuredin Dumanit, 30 vjeç, e ndiqte
Asllan Plaku

TIRANË- Nuk është Henrik Hoxhaj! Nuredin Dumani kishte një tjetër aleat me të cilin ka kryer një sërë krimesh. Bëhet fjalë për të identifikuarin si Asllan Plaku, 30 vjeç. Plaku ka qenë ‘ortak’ me Dumanin që në fillimet e tij, në kohën kur i penduari i drejtësisë merrej me prostitucion.

Ndaj 30-vjeçarit është është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”. Asllan Plaku akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.”

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll