Aktualitet

VD-Momenti kur të maskuarit vrasin vëllain e Talo Çelës, i pari ‘ngec’, e ndihmojnë shokët

Videoja e publikuar nga ABCNews tregon autorët, të cilët janë tre, që futen në lokal dhe qëllojnë drejt Bujar Çelës, i cili është i ulur në një tavolinë me një tjetër person.

19 Maj 2022, 21:56 Nga DOSJA
VD-Momenti kur të maskuarit vrasin vëllain e Talo Çelës, i
momenti i vrasjes

TIRANË– Pamjet që po shikoni tregon momentin e vrasjes së Bujar Çelës, vëllai të Talo Çelës. Videoja e publikuar nga ABCNews tregon autorët, të cilët janë tre, që futen në lokal dhe qëllojnë drejt Bujar Çelës, i cili është i ulur në një tavolinë me një tjetër person. Ky i fundit arrin të dalë nga lokali, por vëllai i Talo Çelës rrëzohet. Kjo gjë u jep mundësinë autorëve që të qëllojnë mbi të. Pasi personit të parë i bllokohet arma, në ‘ndihmë’ i vijnë dy të tjerët që nisin ta qëllojnë njëri pas tjetrit 62-vjeçarin që punonte si taksist.

Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e 17 shtatorit, teksa pinte kafe dhe priste të niste punën si taksist në të zezë. Viktima ishte vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Ky i fundit akuzohet dhe për një seri vrasjesh në Durrës, përfshirë atë të dy vëllezërve Haxhai (Besmir e Viktor) si dhe të Anxhelo Avdias e Dorian Shkozës.

Për vrasjen e Bujar Çelës është lënë në masën ‘arrest me burg’ Nuredin Dumani, ish-miku i Talos që tashmë është kthyer në armik, dumani dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e 62-vjeçarit si hakmarrje ndaj Talo Çelës që i vrau bashkëpunëtorin, Klevis Kapllani.

(F.M/dosja.al)

Sondazh

Poll