Aktualitet

Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë (HARTA)

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtësisht në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

18 Maj 2022, 07:32 Nga DOSJA
Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë
Moti

TIRANË- Ditën e sotme do të përballemi me temperatura të larta. Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash. Sipas Meteoalb, gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen në vend duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat malore, ku më të dukshme do të jenë zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtësisht në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll