Art&Argëtim

Kapexhiu: Ronelës s’ia kuptoi askush tekstin, i qëndroi titullit, e mbajti sekret

Kapexhiu tha se këngëtarja i kishte qëndruar fiks titullit që kishte kënga, ‘Sekret’.

16 Maj 2022, 22:35 Nga DOSJA
Kapexhiu: Ronelës s’ia kuptoi askush tekstin, i qëndroi
Bujar Kapexhiu

TIRANË- Artisti Bujar Kaoexhiu ka ironizuar përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovizion” nga Ronela Hajati. I ftuar në “Opinion”, Kapexhiu tha se këngëtarja i kishte qëndruar fiks titullit që kishte kënga, ‘Sekret’, pasi askush nuk e kishte kuptuar.

“Unë nuk kuptoj një gjë, përse ndryshon gjihçka kur shkon atje? Kush e mban përgjegjësinë? Këtu ishte mjaft në rregull, na pëlqente, kishte dhe nota e zë mjaft të mirë. U caktua që do të përfaqësojë Shqipërinë…kush e ndjek këtë tani? Ajo vetë? Disa kishin probleme me tekstin, ajo e kishte goditur, i kishte vënë titullin ‘sekret’ dhe e mbajti sekret, se mori vesh asnjë njeri,”- tha Kapexhiu.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll