Aktualitet

Bie nga biçikleta, humb jetën 45-vjeçari në Pogradec

Mësohet se personi me iniciale S.L ka humbur jetën teksa është rrëzuar nga biçikleta, ndërkohë që mësohet se ai vuante nga disa sëmundje.

15 Maj 2022, 19:37 Nga DOSJA
Bie nga biçikleta, humb jetën 45-vjeçari në Pogradec
Foto Ilustruese

POGRADEC- Një 45-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Pogradec, pasi ka rënë nga biçikleta. Mësohet se personi me iniciale S.L ka humbur jetën teksa është rrëzuar nga biçikleta, ndërkohë që mësohet se ai vuante nga disa sëmundje.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.05.2022, rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në dalje të qytetit të Pogradecit, tek vendi i quajtur “Tuneli”, shtetasi S. L., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll