Bota

Ukraina u shpall fituese e Eurovizionit, Zelenskyy: Do ta presim në Mariupolin e çliruar

Orkestra “Kalush” me këngën “Stefania” fitoi Eurovisionin, arriti të grumbullojë 631 pikë.

15 Maj 2022, 08:22 Nga DOSJA

Ukraina u shpall fituese e Eurovizionit, Zelenskyy: Do ta presim në

UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, përmes një postimi në facebook ka uruar Orkestrën e Ukrainës Kalush për fitoren e këngës në ‘Eurovision 2022’. Sipas mediave të huaja, Zelenskyy u shpreh se trimëria e Ukrainës ka bërë përshtypje botës dhe se vitin tjetër ai deklaroi se e pret Eurovizionin të zhvillojnë festivalin në Ukrainë.

Trimëria jonë po i bën përshtypje botës, muzika jonë po pushton Evropën! Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin! Ne do të bëjmë çmos që të presim pjesëmarrësit dhe mysafirët e Eurovizionit në Mariupol. E lirë, paqësore, e rindërtuar! Faleminderit Orkestrës Kalush për fitoren dhe të gjithëve që na votuan. Jam i sigurt se do ta pushtojmë armikun me një akord triumfues,” tha Zelenskyy.

Orkestra “Kalush” me këngën “Stefania” fitoi Eurovisionin, arriti të grumbullojë 631 pikë. Ukraina mori në total 449 pikë nga publiku, ndërsa 182 pikë nga juria e shteteve.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll