Bota

Zelensky: Macron propozon t'i lëshojmë territor Rusisë për t'i dhënë fund luftës

Udhëheqësi francez tha në fillim të kësaj jave se Rusia dhe Ukraina do të duhet të arrijnë në një armëpushim të negociuar dhe se përpjekjet për paqe nuk do të shërbehen nga "poshtërimi" i Rusisë

13 Maj 2022, 19:54 Nga DOSJA
Zelensky: Macron propozon t'i lëshojmë territor Rusisë
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se lideri francez Emmanuel Macron po përpiqet "më kot" të ketë një dialog konstruktiv me presidentin rus Putin.

“Ne nuk duhet të kërkojmë një rrugëdalje për Rusinë dhe Macron po e bën më kot. Unë e di se ai donte të merrte rezultate nga ndërmjetësimi midis Rusisë dhe Ukrainës, por ai nuk mori asnjë. Moska nuk do të kërkojë përfundimin e luftimeve derisa vetë Rusia të dëshirojë dhe të kuptojë se i duhet kjo," tha Zelensky.

Mediat ukrainase cituan fragmente nga intervista e Zelenskyt dhe në këto pjesë, presidenti ukrainas shprehet se homologu i tij francez i kishte ofruar atij të bënte lëshime territori ndaj Rusisë për të gjetur një zgjidhje për konfliktin.

“Ne nuk jemi gati të humbasim terren për të kursyer diçka për dikë”, tha presidenti ukrainas. 

Por Pallati Elysee e mohuan këtë informacion, duke theksuar se: Macron nuk ka diskutuar kurrë asgjë me Vladimir Putin pa marrëveshjen e Presidentit Zelensky. Macron ka thënë gjithmonë se u takon ukrainasve të vendosin për kushtet e negociatave të tyre me rusët.

Udhëheqësi francez tha në fillim të kësaj jave se Rusia dhe Ukraina do të duhet të arrijnë në një armëpushim të negociuar dhe se përpjekjet për paqe nuk do të shërbehen nga "poshtërimi" i Rusisë

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll