Art&Argëtim

Mrekullitë e 28-nëntorit/ Reperi Gold AG bëhet baba për herë të parë, i vë emrin GUERIL: Biri im, erdhe në jetë në nj

28 Nëntor 2020, 10:23 Nga DOSJA
Mrekullitë e 28-nëntorit/ Reperi Gold AG bëhet baba për

TIRANË– Reperi shqiptar Arian Agushi, i njohur si Gold AG, është bërë baba për herë të parë, pasi gruaja e tij ka sjellë në jetë një djalë. Lajmin e mirë e ka bërë me dije vetë reperi, me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se djalin do ta quajë Gueril në nder të Adem Jasharit, luftëtarit që ka lindur në një ditë me të.

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë. O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje. Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri… O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues,”- shkruan reperi.

 

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Sot Shqiria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë. Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, nuk do të ketë grumbullime të rinjsh e festime masive.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gold ag gold ag behet baba gold ag gold ag behet baba

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Nëntor 2020, 20:31

TIRANË– Balerina e njohur Adela Lami dhe mjekja e Lida Hoxha, ditën e sotme janë shprehur se në bazë të studimeve që janë bërë, burrat në moshë më të...