Aktualitet

MEDIKAMENTET COVID/ Thirrja e ekspertëve: Kujdes me antibiotikët pasi po abuzohet, ul rezistencën

27 Nëntor 2020, 12:34 Nga DOSJA
MEDIKAMENTET COVID/ Thirrja e ekspertëve: Kujdes me antibiotikët pasi

Edhe pse në këtë situatë covid antibiotikët kanë një përdorim të gjerë, Instituti i shëndetit publik bën thirrje për sa më shumë kujdes në përdorimin e tyre pasi rezistenca e mikrobeve ndaj antibiotikëve është shndërruar në një problem shqetësues në të gjithë botën. Kjo pasi shumë antibiotikë tanimë kanë dalë jashtë përdorimit .

Tanimë i gjithë fokusi është tek covid por instituti i shëndetit publik paralelisht ka nisur një ndërgjegjësim të mjekëve, të cilët shpesh abuzojnë në dhënien e antibiotikëve dhe, nuk janë harruar të vegjlit në kopshte e shkolla të cilët janë kyçi i edukimit të një shoqërie.

Për mjekët të cilët trajtojnë pacientët covid ISHP ka përgatitur deri dhe maska që t’i kujtojë ata se antibiotikët nuk janë karamele .Po çfarë është antibotiko-rezistenca?

As më shumë e as më pak njerëz që humbin jetën për shkak të infeksioneve pasi antibiotikët e përdorur nuk japin më efekt. Dhe për më tepër prodhimi i një antibiotiku të ri kërkon shumë kohë e ndër të tjera ka kosto të lartë financiare.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet trajtimi i covid trajtimi i covid

Sondazh

Poll