Riatdhesohen 112 qytetarë shqiptarë që kërkuan azil në Francë dhe Angli
27 Nëntor 2020, 12:26Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me homologët për evidentimin dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që kanë tentuar për të kërkuar azil në vendet e BE-së apo në Mbretërinë e Bashkuar.
Në total janë riatdhesuar 112 shtetas që kishin kërkuar azil abuziv në France dhe Angli.
Njoftimi i policise:
Vijon bashkëpunimi me homologët, për evidentimin dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që kanë tentuar për të kërkuar azil në vendet e BE-së apo në Mbretërinë e Bashkuar. Në vijim të operacioneve të riatdhesimit, gjatë dy javë të fundit, nga Franca dhe Anglia janë realizuar 4 operacione riatdhesimi të shtetasve shqiptarë, me 2 avionë të posaçëm nga Franca dhe 2 Anglia. Në total janë riatdhesuar 112 shtetas që kishin kërkuar azil abuziv në këto vende. Gjithashtu, në kuadër të parandalimit dhe ndëshkimit ligjor të atyre shtetaseve që braktisin të miturit në vendet e BE-së, me qëllim fitimin e azilit, janë evidentuar 2 raste (një në Rinas dhe një në Kakavije). Policia ka proceduar penalisht dy persona përgjegjës për veprën penale “Braktisja e të miturve”. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, nuk do të tolerojë asnjë rast të migrimit të paligjshëm apo të abuzimit me lëvizjen e lirë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë drejt hapësirës SCHENGEN, të mos tentojnë të kërkojnë azil, sepse është përpjekje e dështuar dhe do t’iu refuzohet menjëherë kërkesa, nëse kanë këtë qëllim. Rruga e vetme është migracioni i ligjshëm.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc me Juli Xhokaxhi ka dhënë detaje për ekzekutimin e Adriatik Tresës pa ditë më parë në Ekuador.Tresa u e...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Adriatik Tresës pak ditë më parë në Ekuador.Hoxha tha se ai u godit në një ...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha nga studio e ABC ka treguar sfidën e tij me Covid 19. Hoxha në fjalën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi ka treguar...
TIRANË-Rrjetet sociale janë një formë argëtimi për shumë njerëz e sidomos për ata që argëtohen duke shikuar meme dhe dëgjuar deklarata që shkaktojnë shumë ...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha tha ditën e sotme në studion e ‘Abc’ se qyteti i Elbasanit vijon të mbetet një nga më të rëndësishmit në Shqipëri dhe Ballkan ...
TIRANË– Ditën e sotme jaën gjobitur 729 qytetarë pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.Policia ka evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrativ...
Në një lidhje me skype për Ora News me gazetaren Matilda Mcini ka qenë doktor, Adrian Fandi mjek shqiptar me banim në Londër. Fandi dha disa informacione shumë ...