Politike

Petrit Vasili: Pas vendosjes së maskave me detyrim është katërfishuar numri i viktimave dhe i të prekurve me Covid-19

25 Nëntor 2020, 20:42 Nga DOSJA
Petrit Vasili: Pas vendosjes së maskave me detyrim është

TIRANË– Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se me bërjen të detyrueshme vendosjen e maskave, numri i të infektuarve me Covid-19 dhe i viktimave është katërfishuar. I ftuar në ‘RTV Ora”, Vasili tha se edhe pse kjo gjë ka ndodhur askush nuk flet për këtë pjesë.

“Maska është një mjet i fundit pas testim, trajtim, gjurmim, disinfektim dhe distancim fizik. Pa efektivitetin e tyre maska nuk ka asnjë vlerë. U dëgjuan shumë komente, por kur u vendos mbajtja e maskave me zor, kishim 203 raste në ditë. Pas aplikimit të gjobave, arritën të kemi më shumë se 800 raste në ditë. Një qytetar i zakonshëm në fund shikon që pas vendosjes së maskës, rriten 4 herë numri i të prekurve. Kuptojmë që në mekanizmin e menaxhimit të pandemisë, gjërat nuk shkojnë si duhet dhe nuk kemi administrim profesional, por administrim politik. Që të luftojmë një fenomen duhet ta njohim. Si do ta luftojmë nëse nuk testojmë? Disa ditë më parë kryeministri tha se lobet farmaceutike janë ato që stimulojnë fjalën “Bëni testime”. Vdekjet në Shqipëri janë katërfishuar, pavarësisht se nuk diskutohen,”- tha Vasili.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike petrit vasili petrit vasili

Sondazh

Poll

Politike 25 Nëntor 2020, 15:45

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar të paapftë në menaxhimin e pandemisë së Covid-19, kryeministrin Edi Rama pas vendim...