Politike

Ankimimi i Ndue Gjurës, KPA pushon çështjen, lë në fuqi vendimin e KPK-së

25 Nëntor 2020, 16:55 Nga DOSJA
Ankimimi i Ndue Gjurës, KPA pushon çështjen, lë në

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka psuhuar çështjen pas ankimimit të Ndu Gjurës, me funksion inspektor pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Përmes një njoftimit zyrtar, KPA bëri me dije se ka klënë në fuqi vendimin e marrë nga KPK-ja, më datë 1 shtator të vitit të kaluar.

Njoftim vendimi: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.33/2020, datë 01.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndue Gjura, kundër vendimit nr. 266, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenin 451, germa “b”, e nenin 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi: Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ndue Gjura, kundër vendimit nr. 266, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkak të tërheqjes së ankimit. Të deklarojë marrjen e formës së prerë të vendimit nr. 266, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndue Gjura. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.11.2020.

(a.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndue gjura ndue gjura

Sondazh

Poll

Politike 25 Nëntor 2020, 15:45

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar të paapftë në menaxhimin e pandemisë së Covid-19, kryeministrin Edi Rama pas vendim...