Politike

Ndarja nga jeta e dy mjekëve nga Covid-19, Manastirliu: Jam e pikëlluar! Nuk ia dolën të fitojnë këtë betejë të fundit

25 Nëntor 2020, 17:02 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e dy mjekëve nga Covid-19, Manastirliu: Jam e

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar e trishtuar në lidhje me humbjen e dy mjekëve që humbën jetën për shkak të koronavirusit. Ajo është shprehur e pikëlluar për vdekjen e Doktorit Bledi Ninit dhe Ibrahim Kaziut që për fat të keq ditën e djeshme humbën betejën me Covid-19.

Ministrja shprehet se Doktor Bledi dhe Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve.

“Jam e pikëlluar, sepse gjatë 24 orëve të fundit humbëm dy mjekë të shkëlqyer. Dr. Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë luftën me Covid-19. Doktor Bledi dhe Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dheintegritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve. Për fat të keq, nuk ia dolën të fitojnë këtë betejë të fundit, për jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve U prehsh në paqe Doktor Ibrahimi. U prehsh në paqe Doktor Bledi” -shkruan Manastirliu.

Mjeku ORL, Bledi Nini ka humbur betejën me COVID19, pasi shkoi për kurim në Itali. Mjeku ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare. Po ashtu mbrëmjen e së martës ka vdekur edhe mjeku i Dibrës, Ibrahim Kaziu. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 25 Nëntor 2020, 15:45

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar të paapftë në menaxhimin e pandemisë së Covid-19, kryeministrin Edi Rama pas vendim...