Aktualitet

Falsifikoi dokumentat për një shtëpi/ Arrestohet juristi i kadastrës së Vlorës, 56-vjeçari u hetua 1 vit nga Prokuroria

25 Nëntor 2020, 13:26 Nga DOSJA
Falsifikoi dokumentat për një shtëpi/ Arrestohet juristi i

VLORË- Arrestohet juristi i kadastrës së Vlorës. Policia ka njoftuar se në pranga ka përfunduar 56-vjeçari me iniciale H. Sh., i cili akuzohej për falsifikim dokumentash të një banesë në qytetin e Vlorës. Ndaj tij, Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” pas pothuajse një vit hetime. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Vihet në pranga një jurist i Kadastrës në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ndaluan shtetasin:

-H. Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet për këtë shtetas janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kadastra e vlores vlore kadastra e vlores vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2020, 11:52

ELBASAN– Ervis Caushllari mësohet se është i riu që ka ngelur i plagosur në atentatin e dështuar në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Caushllari ka ...