Art&Argëtim

Mëson se është nominuar për 6 çmime Grammy, Dua Lipa shpërthen në lot: Nuk mund ta besoj (MOMENTI)

24 Nëntor 2020, 21:46 Nga DOSJA
Mëson se është nominuar për 6 çmime Grammy, Dua Lipa

SHBA– Beyoncé, Taylor Swift dhe Dua Lipa dominojnë nominimet për 63-vjetorin e çmimeve më të rëndësishme të muzikës botërore Grammy. Shqiptarja Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia, “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start noë, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day) në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

Ndërkohë, së fundmi ka publikuar edhe një video nga momenti kur këngëtarja me famë botërore ka marrë lajmin e bukur. Ajo e ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale ku e përshkuan atë lajm si “çmenduri” dhe të pabesueshëm.

“Nuk më duket e vërtetë!!!!! 6 nominime GRAMY !!! Çfarë jete !!!! NUK MUND TA BESOJ !!! 6 !!!!! Zemra ime po rreh fortë dhe jam në shok total! Kam ngrirë !!!!!! Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen! FALEMINDERIT @RECORDINGACADEMY !!!!!!!!! Duhet të pushojë pak që të mbledh veten !!!!Future nostalgia forever”- shkroi ajo në Instagram.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa

Sondazh

Poll