Art&Argëtim

Bamirësia të varfëron? Në rastin e Bill Gates po, donacionet e lënë pas manjatin, Elon Musk i rrëmben vendin e dytë. Ja

24 Nëntor 2020, 12:11 Nga DOSJA
Bamirësia të varfëron? Në rastin e Bill Gates po, donacionet

SHBA– Bill Gates humbet pikë në renditje. Manjati amerikan ka zhvendosur në vendin e dytë në listën e personave më të pasur të planetit. Vendin e tij e ka zënë krijuesi i “Tesla”, Elon Musk, i cili tanimë ka një pasuri që arrin shifrat e gjithsej 127.9 miliardë dollarëve, ndërsa bashkëthemeluesi i Microsoft numëron 100.3 miliardë dollarë.

Musk e nisi vitin 2020 nga vendi i 35-të në listë, duke u renditur brenda harkut kohor të 12 muajve në vendin e dytë, pasi “kurorën” e mban ende Jeff Bezos. Sa i përket Gates, është hera e dytë në tetë vjet që ai “bie” nga vendi i dytë, ndërsa për vite me radhë mbante vendin e parë. Posti u rrëmbye nga Bezos në vitin 2017. Por ajo që vihet re këtë vit bashkëthemeluesi i Microsoft ka bërë shumë donacione, siç është ajo prej 27 miliardë dollarësh për fondacionin që ai ka me gruan e tij.

10 më të pasurit në botë: 

01. Jeff Bezos

02. Elon Musk

03. Bill Gates

04. Bernard Arno

05. Mark Zuckerberg

06. Ëarren Buffett

07. Larry Page

08. Sergey Brin

09. Steve Ballmer

10. Mukesh Ambani

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete bill gates elon musk me te pasurit ne bote bill gates elon musk me te pasurit ne bote

Sondazh

Poll