Politike

Nard Ndoka SULMON Jozefina Topallin, ish deputeti: ka qenë pjesë e skemave abuzive në PD  Urdhëroi vjedhjen e votave të de

24 Nëntor 2020, 16:57 Nga DOSJA
Nard Ndoka SULMON Jozefina Topallin, ish deputeti: ka qenë pjesë e

TIRANË– Ish-deputeti Nard Ndoka së fundmi ka folur rreth partisë së re së krijuar nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Në një intervistë për Report Tv, Ndoka është shprehur se Topalli ka urdhëruar vjedhjen e votave të Partia Demokristiane. Ndoka ka deklaruar se Jozefina Topalli ka qenë pjesë e skemave abuzive, dhe sipas tij ajo nuk është një politikane që ka synuar demokracinë në Partinë Demokratike.

“Unë nuk e shoh fare si aktore politike, mesa di unë nuk do të kandidojë fare në Shkodër. Në Shkodër si një politikane me një parti modeste që sapo ka rilindur. Pluralizmi i pranon këto. Jam kurioz të shoh si do shkojë. Kur unë jam ndodhur në pozitat e saj më ka luftuar shumë, madje deri edhe në vjedhjen e votave të Partisë Demokristiane me urdhrin e saj. Nuk është një politikane që ka synuar demokracinë në Partinë Demokratike, apo ka synuar standarde, të një zëri ndryshe, përkundrazi shpesh herë ishe pjesë e skemave abuzive. Kështu që nuk pres ndonjë politikë të re nga zonja Topalli”,– tha Ndoka.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll