Politike

Basha këmbëngul: Prej gjashtë ditësh kërkoj hetim, numri i viktimave po manipulohet, qeveria të zgjidhë qesen për mjekë

24 Nëntor 2020, 15:08 Nga DOSJA
Basha këmbëngul: Prej gjashtë ditësh kërkoj hetim,

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike ka këmbëngulur në akuzat e tij për fshehjen e numrit të viktimave të shkaktuara nga Covid-19. Në një takim që pati me mjekët, Basha tha se prej gjashtë ditësh ka kërkuar që prokuroria të nisë hetimet, por asgjë nuk është bërë deri më tani.

Basha shtoi se nuk i bë asnjë faj mjekëve dhe se qeveria duhet të zgjidhë qesen për ta duke ofruar më shumë ndihmë financiare.


“Kapacitetet hospitalizuese nuk janë vetëm shtretërit, por edhe aparaturat dhe ilaçet. Gjithë zinxhiri i administrimit të pandemisë në kolaps, manipulim i numrit të viktimave. I kam bërë thirrje Prokurorisë të hetojë prej 6 ditësh. Vijimi i manipulimit, për të fshehur dështimin e qeverisë. Mjekët asnjë faj. Qeveria të zgjidhë qesen për mjekët, jo vetëm për inceneratorët. Nuk po investohet në kapacitetet e testimit. Situata po rrokulliset në formë orteku, çdo ditë e më e pamenaxhueshme. Përgjigjja e qeverisë ndaj rëndimit të situatës, fshehje e shifrave të vdekjeve,”- tha Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e bashes per fshehjen e viktimave lulzim basha akuzat e bashes per fshehjen e viktimave lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 24 Nëntor 2020, 11:44

TIRANË– Partia Demokratike vijon me akuzat kundrejt Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë për fusha...

Politike 24 Nëntor 2020, 10:05

TIRANË- Shqipëria shpreson të mos ngelet pas vendeve të tjera në procesin e sigurimit të vaksinës kundër COVID19. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një...