Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ ‘Venecia’ takime online me zyrtarë nga Presidenca, PD dhe LSI, i pranishëm vetë Basha!

24 Nëntor 2020, 08:49 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ ‘Venecia’ takime online me

TIRANË– Ekspertët e Venecias kanë nisur nga kjo e hënë konsultimet online lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, kjo në pamundësi për të qënë prezent në Tiranë për shkak të pandemisë. Përfaqësues nga Komisioni i Venecias kanë pasur një komunikim me përfaqësues të Presidencës të cilët kanë parashtruar argumentet e tyre rreth ndryshimeve në Kushtetutë që kanë të bëjnë me hapjen e listave dhe kandidimin e partive me listë unike. Ndërsa gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Partisë Demokratike dhe LSI-në.

Mësohet se gjatë takimit virtual me ekspertët e Venecias i pranishëm ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso. Nga ana e LSI-së pjesëmarrës ishin ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe Eriol Braimllari, të cilët shprehën pretendimet e tyre për parregullsinë e ligjit. 

Ndryshimet në Kodin zgjedhor iu dërguan për opinion Komisionit të Venecias më 23 tetor nga Presidenti Meta i cili i kundërshton me forcë, i cili e kërkoi draftin me emergjencë. Por kërkesa e tij u rrëzua nga Komisioni i Venecias. Duke marrë parasysh kalendarin e punimeve opinioni përfundimtar pritet që të mbërrijë në Shqipëri në muajin Janar.

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor përcaktuan një prag kombëtar 1%, një rirenditje të listës të ndarë në dy pjesë, në pjesë e parë, bazuar tek vota preferenciale, me një prag brenda listës prej 10 mijë votash, për kandidatët që duhet të thyejnë listën e parë, një e drejtë për kryetarin e Partisë që të garojë në 4 zona, e po ashtu edhe kandidimin e partive në një listë të përbashkët dhe ndalimin e koalicioneve tradicionale. 

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta kodi zgjedhor ne venecia komisioni i venecias ilir meta kodi zgjedhor ne venecia komisioni i venecias

Sondazh

Poll

Politike 24 Nëntor 2020, 11:44

TIRANË– Partia Demokratike vijon me akuzat kundrejt Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë për fusha...