Aktualitet

I merr flakë shtëpia, digjet brenda banesës i moshuari

22 Nëntor 2020, 17:30 Nga DOSJA
I merr flakë shtëpia, digjet brenda banesës i moshuari

KOLONJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Podë të Kolonjës ku një banesë është përfshirë nga zjarri e si pasojë ka gjetur vdekjen i moshuari që ishte brenda.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:10. Zjarri ra në banesën e shtetasit V.R, 89 vjeç i cili ndërroi jetë brenda shtëpisë. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet brenda shtepise i moshuari digjet brenda shtepise i moshuari

Sondazh

Poll